Djali i Bezalel Smotrich, ministër i Financave dhe anëtar i kabinetit të sigurisë në Izrael, u plagos gjatë luftimeve të ushtrisë izraelite pranë kufirit me Libanin, njoftoi zëdhënësi i tij.
Smotrich, i njohur për qëndrimet radikale brenda qeverisë izraelite, ishte prezent në zonën e kufirit gjatë intensifikimit të sulmeve të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit kundër Hezbollah në Liban.
Gjatë një deklarate pranë gardhit kufitar, ministri paralajmëroi se zona jugore e Bejrutit, e njohur si Dahieh dhe konsideruar si fortesa e Hezbollah, do të shkatërrohet. “Ju donit të sillnit ferr mbi ne dhe sollët ferr mbi veten. Dahieh do të duket si Khan Younis”, tha Smotrich, duke iu referuar qytetit në jug të Gazës që ishte shkatërruar gjerësisht gjatë bombardimeve izraelite në luftën e kaluar në Gaza.
Ndërkohë, ushtria izraelite ka shtuar sulmet e saj në jug të Libanit, duke synuar pozicione të militantëve. Zyrtarët izraelitë paralajmërojnë se sulmet do të vazhdojnë derisa të neutralizohen kërcënimet nga grupet militante libaneze.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)