Kremlini zbardh bisedën Trump-Putin: Gati të ndërmjetësojmë uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme

Kremlini ka njoftuar se presidenti rus Vladimir Putin ka ofruar mundësi për ndërmjetësim dhe ulje të tensioneve në luftën që përfshin Iranin, pas një bisede telefonike që zhvilloi mbrëmjen e kaluar me presidentin amerikan Donald Trump.

Burimi: Sky News

10.03.2026. 11:37

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, propozimet e Rusisë për çështjen e Iranit mbeten ende në tryezë, por detajet e tyre do të mbeten konfidenciale. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë konferencës së përditshme për mediat.

Megjithatë, ndërsa Rusia publikisht ka mbajtur një qëndrim të moderuar ndaj konfliktit që përfshin një nga aleatët e saj më të afërt, raporte të fundit sugjerojnë se Moska mund të ketë mbështetur në mënyrë të fshehtë Iranin me informacione inteligjence që mund të ndihmojnë Teheranin në goditjen e forcave ushtarake amerikane.

Ndërkohë, disa liderë evropianë shohin motive të tjera pas qëndrimit të Kremlinit. Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi se deri tani Rusia mund të konsiderohet “fituesja e vetme” nga ky konflikt.

Në një fjalim para ambasadorëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, Costa tha se Rusia përfiton nga rritja e çmimeve të energjisë, të cilat i sigurojnë më shumë burime financiare për të vazhduar luftën kundër Ukrainës.

Ai shtoi gjithashtu se konflikti në Lindjen e Mesme po devijon kapacitetet ushtarake që përndryshe mund të përdoreshin për të mbështetur Ukrainën, ndërsa vëmendja ndërkombëtare po zhvendoset nga fronti ukrainas drejt zhvillimeve në rajon.

Sipas analistëve, përmbajtja e Rusisë në përfshirjen direkte në konfliktin me Iranin mund të jetë një strategji që i shërben interesave të Moskës në luftën e saj në Ukrainë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)