“I gjallë pavarësisht plagëve”, djali i presidentit Pezeshkian zbulon gjendjen e udhëheqësit të ri të Iranit

Sipas raportimeve jozyrtare që kanë qarkulluar në rrjetet sociale ditët e fundit, Mojtaba Khamenei dyshohet se është shtruar në spitalin Sina me plagë të rënda në këmbë dhe në bark.

11.03.2026. 10:44

“I gjallë pavarësisht plagëve”, djali i presidentit Pezeshkian zbulon gjendjen e udhëheqësit të ri të Iranit

Djali i presidentit iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se udhëheqësi i ri, Mojtaba Khamenei është gjallë, pavarësisht se ka mbetur i plagosur gjatë sulmeve ajrore amerikano-izraelite. Yousef Pezeshkian e bëri këtë deklaratë në kanalin e tij në Telegram, ku tha se kishte marrë informacione për gjendjen e tij shëndetësore.

Sipas tij, pasi mësoi për plagosjen e liderit, ai kontaktoi disa persona që kishin lidhje me burime të afërta me situatën. “Kam mësuar për plagosjen e liderit dhe kam kontaktuar disa miq që kishin kontakte. Ata më thanë se ai është mirë dhe se nuk ka probleme”, shkroi Pezeshkian.

Autoritetet iraniane nuk kanë bërë ende asnjë deklaratë zyrtare për këtë çështje. Ata kanë ruajtur heshtjen edhe për faktin që Khamenei nuk ka mbajtur ende një fjalim publik pas zgjedhjes së tij si lider disa ditë më parë, siç është zakonisht tradita.

Ndërkohë, sipas raportimeve jozyrtare që kanë qarkulluar në rrjetet sociale ditët e fundit, Mojtaba Khamenei dyshohet se është shtruar në spitalin Sina me plagë të rënda në këmbë dhe në bark, pasi u godit gjatë sulmeve të 28 shkurtit nga SHBA dhe Izraeli. Në të njëjtat sulme thuhet se u vra edhe babai i tij, ish-lideri Ali Khamenei, së bashku me disa anëtarë të tjerë të familjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)