Disa vende evropiane kanë nisur përpjekje diplomatike me Iranin për të gjetur një zgjidhje që do të mundësonte kalimin e sigurt të anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë.
Sipas burimeve të cituara nga Financial Times, në këto kontakte janë përfshirë kryesisht Franca dhe Italia, të cilat po kërkojnë të hapin kanale komunikimi me Teheranin për të shmangur përshkallëzimin e situatës.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një pikë kyçe për tregtinë globale të energjisë, pasi përmes saj kalon rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror që transportohet në mbarë botën. Megjithatë, tensionet e fundit dhe sulmet ndaj tankerëve kanë bërë që trafiku detar në këtë zonë të ulet ndjeshëm.
Sipas tre zyrtarëve të informuar mbi zhvillimet, vendet evropiane kanë nisur bisedime paraprake me synimin për të krijuar kushte që eksportet e naftës dhe gazit nga rajoni i Gjirit të rifillojnë pa u përfshirë në një përplasje të re ushtarake. Në të njëjtën kohë, disa kompani detare po shqyrtojnë mundësinë e shoqërimit të tankerëve nga forcat detare perëndimore gjatë kalimit në këtë korridor strategjik.
Megjithatë, burimet paralajmërojnë se nuk ka garanci për suksesin e këtyre përpjekjeve diplomatike, pasi autoritetet iraniane kanë paralajmëruar se mund ta mbajnë të bllokuar Ngushticën për shkak të tensioneve në rritje.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)