Policia e Iranit ka arrestuar një person në provincën jugore Fars nën dyshimin se kishte krijuar një rrjet në disa provinca të vendit për të shitur internet të pafiltruar nëpërmjet Starlink.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Provincës Fars e ka identifikuar personin si një burrë 37-vjeçar, i cili kishte një "pajisje Starlink” ndërkohë që pajisje të tjera të lidhura u zbuluan në strehën e të dyshuarit.
Është ende shumë e vështirë të kontaktosh brenda Iranit për shkak të ndërprerjes së internetit të vendosur nga qeveria në fillim të luftës, por disa banorë të aftë në teknologji kanë përdorur pajisje Starlink dhe kanë ndarë lidhjen e tyre me të tjerët.
Përdorimi i Starlink në Iran mbart një rrezik për një dënim deri në dy vjet burg dhe autoritetet thuhet se kanë hequr antenat për të ndaluar njerëzit të lidhen.
Starlink është një shërbim interneti satelitor i krijuar nga kompania SpaceX, që synon të ofrojë internet me shpejtësi të lartë në çdo pjesë të botës, sidomos në zona ku nuk ka infrastrukturë tradicionale interneti.
Ai përdor mijëra satelitë të vegjël që orbitrojnë rreth Tokës në lartësi relativisht të ulët. Satelitët komunikojnë vazhdimisht me stacione tokësore dhe me njëri-tjetrin, duke krijuar një rrjet global interneti.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)