“E nisëm në ferr tek Khamenei”, Izraeli e shpall të vrarë, Ali Larijani poston në ‘X’

“Ne vramë numrin 2 të Iranit, Ali Larijani”, njoftoi ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz.

Burimi: The Times of Israel

17.03.2026. 10:59

“E nisëm në ferr tek Khamenei”, Izraeli e shpall të vrarë, Ali Larijani poston në ‘X’

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz ka njoftuar se numri dy i udhëheqjes së Iranit, Ali Larijani, u vra mbrëmë në një sulm ajror të IDF-së në Iran.

“Ne vramë numrin 2 të Iranit, Ali Larijani”, njoftoi Katz. “Larijani dhe komandanti i Basijve u eliminuan gjatë natës dhe janë së bashku me Khamenein dhe të gjithë anëtarët e eliminuar të boshtit të së keqes, në thellësitë e ferrit", shtoi ai.

Njoftimi i Katz erdhi pasi më herët, Forcat e Armatosura Izraelite kishin konfirmuar se objektivi i sulmit të tyre gjatë natës ishte kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit.

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Izraelite , Gjeneral Major Eyal Zamir, tha të martën në mëngjes se "sulme të rëndësishme u regjistruan gjithashtu gjatë natës, me potencialin për të ndikuar në arritjet e fushatës dhe misionet e IDF-së", në një referencë të dukshme për sulmin ajror që synonte Larijanin.

Ndërkohë, një tjetër sulm ajror izraelit i kohëve të fundit në Iran synonte udhëheqësin e Xhihadit Islamik Palestinez, Akram al-Ajouri, dhe zyrtarë të tjerë të lartë të organizatës terroriste, sipas burimeve të Ministrisë së Mbrojtjes.

"Kjo vjen përveç sulmeve të kryera ditët e fundit në Iran kundër elementëve të lidhur edhe me skenën palestineze", tha Zamir, duke iu referuar zyrtarëve të Xhihadit Islamik.

Ai tha se "agjentët e lartë të përfshirë në aktivitete terroriste nga Gaza, Judeja dhe Bregu Perëndimor" ishin fshehur në një vendstrehim në Teheran kur u sulmuan.

Por, disa minuta pasi Israel Katz njoftoi eliminimin e Larijanit, në llogarinë e këtij të fundit në Twitter, u publikua një postim që përfshinte një mesazh të shkruar me dorë në lidhje me funeralin e luftëtarëve të marinës iraniane.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)