“Lufta në Iran do të përfundojë brenda dy javësh”, Trump: Nuk duhet të kenë armë bërthamore

I pyetur për mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Iran, Trump tha se nuk ka frikë nga një skenar i ngjashëm me luftën e Vietnamit.

17.03.2026. 22:14

“Lufta në Iran do të përfundojë brenda dy javësh”, Trump: Nuk duhet të kenë armë bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se lufta kundër Iranit do të përfundojë brenda një periudhe të shkurtër. Gjatë një eventi në Kongres në nder të kryeministrit irlandez Michael Martin me rastin e festës së Shën Patrikut, ai tha se operacioni ushtarak ka qenë një “ekskursion i vogël” dhe pritet të mbyllet “brenda pak javësh”.

“Nuk do të zgjasë shumë… jemi dukshëm përpara afatit të planifikuar”, u shpreh Trump. Ai shtoi se operacionet ushtarake amerikane kundër Iranit po shkojnë sipas planit dhe se qëllimi kryesor është të pengohet Teherani të sigurojë armë bërthamore.

“Po bëjmë shumë mirë kundër Iranit. Nuk mund të lejonim që ata të kishin armë bërthamore”, deklaroi presidenti amerikan gjatë një dreke me grupin “Friends of Ireland” në Capitol Hill. Sipas tij, sulmet amerikane kanë shkaktuar dëme të mëdha në një kohë shumë të shkurtër.

“Askush nuk mendonte se do të mund të shkaktonim kaq shumë dëme në kaq pak kohë. Irani ka qenë për vite me radhë një lloj ‘bullizuesi’ në botë”, tha Trump, duke shtuar se Teheranit mund t’i duhen rreth 10 vite për të riparuar dëmet e shkaktuara. I pyetur për mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Iran, Trump tha se nuk ka frikë nga një skenar i ngjashëm me luftën e Vietnamit. “Nuk kam frikë nga një tjetër Vietnam”, u shpreh shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)