“Shkrumb e hi në pak sekonda”, Izraeli shemb institucionin që financonte Hezbollahun

Izraeli ka rrëzuar me bombat e tij një godinë 22 katëshe në Bejrut që dyshohet se strehonte një institucion financiar që mbështeste me fonde Hezbollahun.

Burimi: Republic World

18.03.2026. 13:35

“Shkrumb e hi në pak sekonda”, Izraeli shemb institucionin që financonte Hezbollahun

Përmes një postimi në X, IDF  bëri me dije se forcat e Brigadës së 300-të nën komandën e Divizionit të 146-të kryen disa sulme të njëpasnjëshme në Libanin jugor për të shkatërruar infrastrukturën e Hezbollahut.

Në shënjestër të sulmeve izraelite ishte dhe një ndërtesë 22-katëshe e cila dyshohej se shërbente si institucioni kryesor financiar që mbështeste me fonde operacionet e Hezbollahut.

Në videon e postuar online shihet se si në pak sekonda ndërtesa gjigande në qendër të Bejrutit u bë shkrumb e hi nga raketat izraelite që goditën me precizion.

Ushtria izraelite, më herët, kishte njoftuar banorët e kryeqytetit libanez që të largoheshin me urgjencë nga zona ku ndodhej ndërtesa.

Sipas raportimeve nga bombardimet pati dhe humbje jete në radhët e civilëve, pa specifikuar numrin e saktë të tyre.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)