Udhëheqësi suprem i Iranit: Siguria duhet t'u mohohet armiqve të vendit

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka thënë se siguria duhet t'u mohohet të gjithë armiqve të Iranit, pas vrasjes së një ministri të lartë të inteligjencës në Teheran në fillim të kësaj jave.

20.03.2026. 10:52

Khamnei, i cili nuk është shfaqur publikisht që kur u zgjodh për të pasuar të atin më 9 mars, tha në një mesazh të publikuar të premten: "Siguria mund t'u mohohet armiqve të brendshëm dhe të jashtëm dhe t'u jepet të gjithë bashkatdhetarëve tanë."

Izraeli shënjestroi Ministrin iranian të Inteligjencës Esmail Khatib në një sulm gjatë natës së të martës, një ditë pasi vrau zyrtarin më të lartë të sigurisë së vendit, Ali Larijani.

Në mesazhin e tij, dërguar Presidentit Masoud Pezeshkian, Khamenei e përshkroi Khatibin si një "veteran me shërbim të gjatë dhe të përmbajtur" dhe tha se "mungesa e tij duhet të kompensohet përmes përpjekjeve të dyfishuara" të ministrisë së inteligjencës.

Irani ka humbur dhjetëra zyrtarë dhe komandantë të lartë që kur konflikti me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara filloi në fund të shkurtit.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, sugjeroi më parë këtë javë se vetë Mojtaba Khamenei kishte pësuar lëndime të lehta në sulmet izraelite në Teheran, por që atëherë ishte shëruar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)