Kafshë të uritura, të keqtrajtuara dhe në prag të vdekjes, si dhe rreth dyzet kufoma në dekompozim janë zbuluar në atë që është cilësuar si “ferma e tmerrit”. Situata tronditëse është regjistruar në zonat rurale të Italisë. Zbulimi u bë nga karabinierët pyjorë të Parmës, në bashkëpunim me personelin veterinar të shërbimit shëndetësor lokal.
Pronarja e fermës është kallëzuar për veprat penale të keqtrajtimit dhe vrasjes së kafshëve. Gjatë inspektimit, forcat e rendit dhe veterinerët konstatuan praninë e shumë kafshëve pa ushqim dhe pa ujë, ndërsa disa prej tyre nuk arrinin as të ecnin. Situata u përkeqësua më tej nga zbulimi i rreth 40 kufoma kafshësh në dekompozim, mes të cilave kishte gomarë, qen, dele, dhi, derra, zogj dhe lepuj.
Në përfundim të kontrollit, ndaj pronares së fermës u bë kallëzim penal për keqtrajtim dhe vrasje të kafshëve, si dhe për mbajtjen e tyre në kushte të papërshtatshme për natyrën që kanë. Duke marrë parasysh gjendjen e rëndë dhe rrezikun për shëndetin e kafshëve, autoritetet urdhëruan sekuestrimin e tyre dhe transferimin në struktura të specializuara për trajtim dhe kujdes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)