Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur në Gjermani, ku hajdutë të paidentifikuar ende, kanë grabitur 15 ton karamele nga një kamion i parkuar pranë një autostrade.
Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur të martën në mëngjes, rreth orës 07:45, kur shoferi 41-vjeçar ndaloi në një pikë karburanti pranë autostradës afër qytetit Neustadt-Gleve dhe e la përkohësisht mjetin vetëm.
Kur ai u kthye rreth orës 08:45, kontejneri i kamionit ishte zhdukur plotësisht, së bashku me ngarkesën e konsiderueshme të karameleve me shije frutash, e cila vlerësohet rreth 250,000 euro.
Autoritetet ende nuk kanë arritur të përcaktojnë se si autorët arritën të largonin kontejnerin pa u vënë re, pavarësisht se vjedhja ndodhi në mes të ditës dhe në një zonë të frekuentuar.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)