Vala e sulmeve të mbrëmjes nga Irani drejt vendeve të Gjirit Persik dhe kërcënimi i Donald Trump për të shkatërruar fushën më të madhe të gazit në botë, në Parsin Jugor, ka bërë që çmimi i naftës të rritet deri në 112 dollarë për fuçi.
Çmimi referues i naftës së papërpunuar Brent arriti në 112 dollarë për fuçi herët këtë mëngjes në Azi, me çmimin aktual që është më shumë se 5% përqind më i lartë se çmimi i së martës.
Rritja e çmimeve pasoi raportimet se kompleksi petrokimik i Iranit në fushën e gazit e njohur si Parsi Jugor ishte goditur nga izraelitët ditën e djeshme.
Orë më vonë, Katari raportoi se dëme të shumta ishin shkaktuar në sitin industrial Ras Laffan pas kërcënimeve nga Irani.
Edhe pse çmimi i naftës dhe gazit u rrit ndjeshëm, ai mbeti nën nivelet më të larta të vërejtura më parë gjatë konfliktit, raporton BBC, duke kujtuar se nafta arriti një çmim prej 116.78 dollarë për fuçi më 9 mars.
Ministria e naftës e Iranit tha se zjarri në kompleksin petrokimik të Parsit Jugor është nën kontroll, por situata në tregun e naftës dhe gazit në botë është katastrofike.
Lufta në Lindjen e Mesme ka shtyrë disa vende që të vendosin kufizime në pompa, ndër to Sllovenia, Greqia, Sllovakia dhe Italia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)