Pekini ngre “Murin e Madh” kinez, këtë herë në mes të detit

Pamjet satelitore kanë zbuluar një fenomen të pazakontë në detin pranë Shangait, ku mijëra anije peshkimi kineze janë organizuar në formacione të rregullta, duke krijuar atë që analistët po e quajnë një “Mur i Madh” detar.

Burimi: News.com.au

19.03.2026. 16:16

Pekini ngre “Murin e Madh” kinez, këtë herë në mes të detit

Pamjet satelitore kanë zbuluar një fenomen të pazakontë në detin pranë Shangait, ku mijëra anije peshkimi kineze janë organizuar në formacione të rregullta, duke krijuar atë që analistët po e quajnë një “Mur i Madh” detar. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, rreth 2 mijë anije janë parë duke formuar struktura gjigante në Detin e Kinës Lindore, duke qëndruar për orë të tëra në pozicione të koordinuara dhe më pas duke u shpërndarë me shpejtësi.

Ky aktivitet është përsëritur disa herë që nga dhjetori, fillimisht midis Kinës dhe Japonisë dhe së fundmi pranë brigjeve të Shangait. Edhe pse periudha përkon me sezonin e peshkimit, ekspertët theksojnë se këto manovra nuk lidhen me aktivitet normal ekonomik.

Formacionet, që shtrihen në sipërfaqe deri në 200 me 500 kilometra, kanë detyruar anijet tregtare të ndryshojnë rrugët e tyre për të shmangur përplasjet. Analistët ushtarakë amerikanë i kanë përshkruar këto lëvizje si një “flash mob masiv dhe i koordinuar me saktësi”, ndërsa gjithnjë e më shumë po shihet si një strategji e mirëfilltë gjeopolitike.

Në qendër të kësaj taktike qëndron ajo që njihet si “milicia detare” kineze. Një pjesë e flotës së peshkimit është e integruar në struktura gjysmë-ushtarake, me anije të pajisura me sisteme vëzhgimi dhe komunikimi, si dhe me prani të personelit ushtarak. Edhe pse zyrtarisht civile, këto mjete përdoren për të avancuar interesat strategjike të Pekinit.

Ekspertët paralajmërojnë se këto formacione mund të shërbejnë si provë për skenarë të ardhshëm bllokade detare, përfshirë një “karantinë” të mundshme ndaj Tajvanit. Kjo strategji, që ndërthur elementë civilë dhe ushtarakë, konsiderohet një sfidë serioze për sigurinë globale dhe lirinë e lundrimit në një nga zonat më të rëndësishme tregtare në botë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)