Ilir Meta ka paraqitur një tjetër kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë në GJKKO. Kërkesa e tij ka ardhur vetëm një ditë pasi Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen penale ndaj ish-presidentit të Republikës. Ashtu siç e parashikon procedura ligjore, kërkesa e tij do të shqyrtohet nga e njëjta trupë gjykuese që do të merret edhe me shqyrtimin në themel të çështjes.
Meta përballet me akuza të ngritura nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Hetimet lidhen me çështjen CEZ DIA, si dhe me kontrata lobimi të lidhura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga ish-partia që ai drejtonte, Lëvizja Socialiste për Integrim që tashmë ndryshoi emrin në Partia e Lirisë.
Në të njëjtin proces gjyqësor është përfshirë edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Ndërkohë, të pandehurit e tjerë në këtë çështje kanë zgjedhur rrugën e gjykimit të shkurtuar. Ata janë Fatime Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)