Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim në seancë plenare një kërkesë të paraqitur nga deputetë të Partisë Demokratike, që lidhet me procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Kërkesa është depozituar nga një grup deputetësh, që përbëjnë të paktën një të pestën e Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas kërkesës, synohet verifikimi i ligjshmërisë së procedurës së ndjekur për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit, si edhe përputhshmërinë e vendimit me Kushtetutën. Deputetët e opozitës pretendojnë se gjatë procesit mund të mos jenë respektuar standardet e kërkuara ligjore dhe kushtetuese.
Për këtë arsye, ata i janë drejtuar Kushtetueses për të dhënë një vlerësim përfundimtar mbi vlefshmërinë e procedurës. Seanca plenare pritet të zhvillohet mbi bazë dokumentesh, ku gjykata do të analizojë argumentet e paraqitura për të vendosur nëse zgjedhja e Avokatit të Popullit është bërë në përputhje me ligjin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)