Çmenduria nuk njeh kufij, qeska e plehrave kushton 1,790 dollarë dhe është kthyer në modë

Një qeskë e verdhë, e ngjashme me ato që kushtojnë 10 lekë të reja në Shqipëri, e që në Amerikë njihet si qeskë plehrash, është kthyer në një trend global.

19.03.2026. 19:28

Çmenduria nuk njeh kufij, qeska e plehrave kushton 1,790 dollarë dhe është kthyer në modë

Qeskat që përdoren plasi blen produkte në dyqane, kryesisht nëpër markete, janë një normalitet në Shqipëri, ashtu si edhe në shumë vende të botës. Janë praktike, kushtojnë pak e pavarësisht nga debatet për ndotjen serioze që plastika i shkakton ambientit, ato vazhdojnë të përdoren gjërësisht.

Por një qeskë e tillë, e ngjashme me ato që kushtojnë 10 lekë të reja në vendin tonë, e që në Amerikë njihet si qeskë plehrash, është kthyer në një trend të modës. Mes koleksioneve me vlerë mijëra dollarë të markës së mirënjohur Balenciaga, është përfshirë edhe qeska e plehrave me ngjyrë të verdhë.

E prodhuar nga kjo kompani, ajo kushton plotë 1,790 dollarë. Reklamohet në dyqanet luksoze dhe mbahet me krenari nga personazhet e shoëbiz, në eventet ku janë të ftuar. Megjithatë, pavarësisht markës nga e cila tregtohet dhe çmimit jashtë logjikës normale, qeska e verdhë e Balenciaga-s duket njësoj si një qeskë nga ato që merren në market pasi keni bërë pazaret e javës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)