Të presësh 11 muaj për këtë pite

Një traditë e veçantë kulinare, që vjen që nga periudha osmane, vijon të ruhet edhe sot në Turqi, ku një lloj i veçantë piteje prodhohet vetëm gjatë muajit të Ramazanit dhe vetëm në një qytet.

Burimi: Sondakika

18.03.2026. 22:41

Të presësh 11 muaj për këtë pite

Një traditë e veçantë kulinare, që vjen që nga periudha osmane, vijon të ruhet edhe sot në Turqi, ku një lloj i veçantë piteje prodhohet vetëm gjatë muajit të Ramazanit dhe vetëm në një qytet.

Bëhet fjalë për piten me mish të grirë që përgatitet ekskluzivisht në Sakarya, një specialitet që është kthyer në pjesë të pandashme të tryezave të iftarit. E dallueshme për brumin e butë dhe përmbajtjen e pasur, kjo pite përgatitet me një teknikë të veçantë dhe kërkon përkushtim të madh nga furrtarët vendas.

Sipas tyre, kjo traditë vazhdon prej shekujsh dhe është ruajtur brez pas brezi. “Është një produkt që e përgatisim vetëm gjatë Ramazanit. Ka origjinë që nga koha osmane dhe banorët e Sakaryas presin 11 muaj për ta shijuar,” shprehet një nga furrtarët lokalë.

Përgatitja e kësaj piteje nis që një ditë më parë, me përpunimin e përbërësve si qepa dhe specat, ndërsa brumi punohet në mënyrë të veçantë për të qenë më i butë dhe më i shijshëm se ai i piteve të zakonshme. Më pas, pitet piqen në furra tradicionale dhe përgatiten në kohë për iftar.

Një element interesant i kësaj tradite është se qytetarët mund të sjellin vetë mbushjen e tyre dhe ta pjekin në furrë, duke paguar vetëm një tarifë shërbimi. Aktualisht, një pite e gatshme shitet rreth 130 lira turke, 3.5 euro, ndërsa për pjekjen e mbushjes së sjellë nga klientët paguhet rreth 40 lira.

Kjo pite ndryshon nga llojet e tjera për shkak të sasisë më të madhe të mishit dhe brumit më të butë. Duke qenë se prodhohet vetëm një muaj në vit, ajo mbetet një nga traditat më të veçanta dhe të shumëpritura nga banorët e Sakaryas.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)