Begaj uron Fitër Bajramin: Gëzim, mbarësi dhe solidaritet për të gjithë besimtarët

Në prag të festës së Fitër Bajramit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite si simbol i paqes, solidaritetit dhe bashkimit.

19.03.2026. 19:52

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Begaj uroi që kjo festë të sjellë gëzim dhe mbarësi në çdo familje shqiptare, duke vlerësuar gjithashtu përkushtimin e besimtarëve gjatë muajit të Ramazanit.

“Me rastin e festës së Fitër Bajramit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë, gëzuar e mbarësi paçi gjithmonë në familjet e juaja. Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!” shprehet Presidenti në mesazhin e tij.

Kreu i shtetit nënvizoi se kjo festë duhet të shërbejë si një moment reflektimi dhe afrimi mes njerëzve, duke sjellë më shumë solidaritet dhe mirëkuptim në shoqëri.

“Qoftë kjo festë një ditë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë!”, përfundon urimi i Presidentit Begaj.

Mesazhi i tij vjen në një ditë të rëndësishme për komunitetin mysliman, duke rikujtuar vlerat e besimit, sakrificës dhe unitetit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)