Rusia kërkon të çajë bllokadën amerikane, tenton të dërgojë naftë në Kubë

Dy cisterna ruse janë nisur drejt ishullit, në një përpjekje për të dërguar furnizime energjetike mes tensioneve me Shtetet e Bashkuara.

19.03.2026. 21:03

Rusia kërkon të çajë bllokadën amerikane, tenton të dërgojë naftë në Kubë

Dy cisterna ruse janë nisur drejt Kubës, në një përpjekje për të dërguar furnizime energjetike në ishull mes tensioneve me Shtetet e Bashkuara. Sipas raportimeve, anijet po lëvizin drejt Kubës pavarësisht masave të forta të kontrollit dhe sanksioneve ndërkombëtare.

Cisterna “Anatoly Kolodkin” po transporton rreth 730 mijë fuçi naftë të tipit “Urals” dhe konsiderohet pjesë e të ashtuquajturës “flota hije” e Rusisë. Kjo e fundit përdoret për të anashkaluar sanksionet e vendosura nga disa vende, duke përfshirë SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë, cisterna tjetër “Sea Horse”, e cila u nis në shkurt, po transporton rreth 200 mijë fuçi karburant rus, më konkretisht naftë.

Nëse këto anije arrijnë në destinacion, ato do të përbëjnë furnizimet e para energjetike për Kubën pas tre muajsh, pasi SHBA vendosi në fillim të vitit 2026 masa të forta që kufizojnë furnizimin me karburant drejt ishullit. Kriza energjetike në Kubë është thelluar ndjeshëm. Më 16 mars, Kuba përjetoi një ndërprerje totale të energjisë elektrike, duke lënë pa drita rreth 10 milionë banorë në të gjithë vendin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)