McDonald's ka lançuar një menu të re me çmime të ulëta, me produkte që kushtojnë 3 dollarë ose më pak. Kjo është një përpjekje për të rikthyer klientët me të ardhura të ulëta, që janë prekur nga inflacioni.
Sipas ekspertëve, kjo nismë reflekton një fenomen ekonomik të njohur si ekonomia “K”, ku të ardhurat e larta mbeten të qëndrueshme, ndërsa konsumatorët me të ardhura të ulëta reduktojnë shpenzimet. Pavarësisht rritjes së të ardhurave totale, McDonald’s ka vërejtur një ngadalësim të kërkesës nga kjo kategori konsumatorësh.
Administratori i kompanisë, Chris Kempczinski deklaroi: “McDonald’s nuk do të humbasë në vlerë dhe përshtatshmëri për klientët”. Menuja e re, që do të prezantohet në muajin prill, përfshin produkte si 4 kroketa pule ose panine, të gjitha me çmim 3 dollarë ose më pak.
Gjithashtu, për ofertat e mëngjesit, McDonald’s do të prezantojë një paketë me kek, patate të skuqura dhe kafe për 4 dollarë. Menuja e re zëvendëson platformën “McValue”, e lançuar në janar 2025, e cila u mundësonte klientëve të shtonin një produkt të dytë në porosi me një suplement prej vetëm 1 dollar. Ky lëvizje shihet si strategji kyçe për të ruajtur besnikërinë e klientëve dhe për të përballuar sfidat e inflacionit në SHBA.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)