Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, makina del nga rruga dhe përmbyset

Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd-Elbasan, pranë Tunelit të Murrashit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

19.03.2026. 21:13

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dyshohet se mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi, kur drejtuesi ka humbur kontrollin, duke sjellë daljen nga rruga dhe përmbysjen e automjetit.

Burime paraprake bëjnë me dije se nga aksidenti ka persona të plagosur. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca, të cilat po japin ndihmën e parë dhe po transportojnë të dëmtuarit drejt spitalit.

Ndërkohë, forcat e policisë kanë mbërritur në zonë dhe pritet të zbardhin rrethanat e plota të aksidentit, si dhe numrin e saktë të personave të përfshirë dhe shkallën e dëmtimeve që kanë pësuar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)