Paketa e Maleve, Demo tregon bashkitë ku janë miratuar zonat

Pas mbledhjes së qeverisë ministri i Pushtetit Vendor Ervin Demo bëri të ditur për mediat se janë miratuar zonat për Paketën e Maleve në tetë bashki.

19.03.2026. 14:46

Paketa e Maleve, Demo tregon bashkitë ku janë miratuar zonat

Pas mbledhjes së qeverisë ministri i Pushtetit Vendor Ervin Demo bëri të ditur për mediat se janë miratuar zonat për Paketën e Maleve në tetë bashki. 

“Kemi miratuar zonat prioritare për 8 bashki për paketën e maleve. Mirditë, Kavajë, Durrës, Vlorë, Berat, Dimal, Librazhd, janë gati që të vazhdojnë me procedurat për trajtimin e kërkesave për përfitimin nga paketa, bashki të cilat i kanë të miratuara zonat prioritare, janë në fazën e ezakurimit të kërkesave që kanë kaluar filtat e kontrollit. Paketa e maleve po ecën me shpejtësi të konsiderueshme, mbi gjysmën bashkive i kemi kaluar zonat proritare dhe do të vijojmë në javët në vijim”, tha Demo.

Ndër të tjera Demo u pyet edhe për reformën territoriale për të cilën tha se maxhoranca është e hapur të përfshihen të gjitha palët. "Unë besoj që komisioni i posaçëm është mbledhur gjatë kësaj jave, javën që kemi përpara do të fillojnë dhe takimet dhe të ftuarit e parë në komision, do të jem një ndër ta për të trajtuar me atë që ka ndodhur dhe reformën. Jemi në kohë, komisioni ka kohën përpara. Mazhoranca ka përgjegjësinë për të ofruar zgjidhje dhe për të çuar përpara reformën. Jemi si mazhorancë shumë të hapur që kjo reformë të përfshijë të gjitha palët", tha ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)