Merret i pandehur ish-drejtori i AMP, punësoi në mënyrë të paligjshme një nga viktimat e Rinasit

Ish-drejtori i AMP është marrë zyrtarisht i pandehur për punësimin në mënyrë të paligjshme të njërit për viktimave të atentatit në Rinas.

19.03.2026. 11:27

Merret i pandehur ish-drejtori i AMP, punësoi në mënyrë të paligjshme një nga viktimat e Rinasit

Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, pas hetimeve, kanë marrë zyrtarisht të pandehur për shpërdorim detyre ish-drejtorin e komanduar të AMP, Artion Saliasi.

Saliasi akuzohet se rekrutoi në mënyrë të paligjshme në agjenci Muçi Shaljanin, i cili humbi jetën në atentatin e Rinasit në 11 nëntor, ku mbeti i vrarë dhe Gilmando Dani.

Ndërkohë, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse në AMP, Gëzim Sala, është rikthyer në detyrë pasi Apeli i hoqi masën e pezillimit nga detyra rreth 1 muaj më parë.

Organi i akuzës sqaroi më herët se Shaljani nuk është paraqitur asnjëherë në punë për dy muajt që ka qenë pjesë e AMP-së dhe ndërkohë është paguar deri në ditën kur ndodhi atentati në Rinas.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)