Shërbimet e Policisë në Pikën Kufitare të Morinës kanë vënë në pranga një shqiptar të Kosovës, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet holandeze.
Në pranga është vënë përkohësisht me qëllim ekstradimi shtetasi F.A. 34 vjeç.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet holandeze, pasi Gjykata e Limburgut, Holandë, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprat penale “Pastrimi i parave” dhe “Posedimi i lëndëve narkotike të forta”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Holandë, vijon procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)