Në një moment feste dhe reflektimi për besimtarët myslimanë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga paraburgimi ka përcjellë një mesazh urimi për Fitër Bajramin, duke theksuar rëndësinë e shpresës, paqes dhe solidaritetit në shoqëri.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta uroi të gjithë besimtarët për përfundimin e muajit të Ramazanit, duke shprehur dëshirën për shëndet, begati dhe harmoni në çdo familje shqiptare.
Në mesazhin e tij, ai citoi një fragment nga Kurani: “Thuaj: ‘Vetëm me mirësinë e Allahut dhe mëshirën e Tij, le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.’”
Meta theksoi se i bashkohet festës së çdo besimtari mysliman shqiptar, duke uruar që agjërimi të jetë i pranuar dhe që kjo festë të sjellë më shumë mirësi dhe unitet.
“Sonte i bashkohem festës së çdo besimtari mysliman shqiptar për mirëseardhjen e Fitër Bajramit dhe urimeve të përzemërta për agjërim të pranuar, për më shumë shëndet, mbarësi, begati dhe paqe në familjet tuaja! Shpresa le të rritet dhe të forcohet në zemrën e çdo shqiptari! Gëzuar Fitër Bajramin!” – u shpreh Meta.
Mesazhi i tij vjen në një ditë të rëndësishme për komunitetin mysliman, duke theksuar vlerat e besimit, mirësisë dhe bashkëjetesës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)