Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan të premten uroi Fitër Bajramin me një mesazh uniteti dhe solidariteti, ndërsa shprehu gjithashtu shqetësim për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.
Pas lutjeve në Xhaminë Merkez të provincës veriore Rize të Turqisë, ku Erdogan ka lindur, ai tha se fundi i Ramazanit dhe ardhja e Bajramit duhet të shërbejë si një moment ripërtëritjeje për botën myslimane.
"E kemi lënë pas muajin e shenjtë të Ramazanit dhe sot kemi arritur Fitër Bajramin. Zoti e bëftë Fitër Bajramin një mjet shpëtimi dhe ringjalljeje për të gjithë botën islame. Zoti qoftë ndihmësi dhe mbështetësi ynë. Shpresoj që Bajrami i Madh të sjellë të mira për vendin dhe kombin tonë”, tha Erdogan.
Ai shprehu shpresën se festa do të forcojë unitetin dhe vëllazërinë brenda Turqisë, ndërsa për Lindjen e Mesme tha se "aktualisht është në vlim".
Duke iu referuar Izraelit, Erdogan përsëriti qëndrimin e vazhdueshëm të zëshëm të Turqisë ndaj konflikteve rajonale.
“Për momentin, Lindja e Mesme po digjet. Ky Izrael sionist ka vrarë qindra e mijëra njerëz. Nuk kam dyshim se do ta paguajë çmimin”, shtoi ai.
"Ai, 'Dominuesi' (Al-Kahrar), e shtyptë dhe shkatërroftë Izraelin. Zoti na mbroftë dhe na ruajtë sa më shpejt të jetë e mundur nga fatkeqësia sioniste”, shtoi më tej Presidenti turk, duke përdorur Kahrar, një nga emrat e përdorur në Islam për të përshkruar Zotin, që mund të përkthehet si "Dominuesi".
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)