Tensionet në Lindjen e Mesme marrin një tjetër kthesë dramatike, pasi mediat shtetërore iraniane raportojnë për vrasjen e një prej zyrtarëve më të lartë të sigurisë në vend, në mes të përshkallëzimit të sulmeve mes SHBA-së dhe Izraelit.
Sipas njoftimit të Gardës Revolucionare Islamike, është vrarë shefi i inteligjencës së këtij institucioni, Seyyed Majid Khademi. Në deklaratë thuhet se gjeneralmajori u eliminua “në agim” gjatë një operacioni të ndodhur këtë mëngjes në territorin iranian.
Detaje të mëtejshme mbi rrethanat e sulmit nuk janë bërë publike, ndërsa mbetet e paqartë se ku saktësisht ndodhi goditja dhe çfarë mjeti është përdorur.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)