Thailanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin të menjëhershëm

Në vetëm tre javë konflikt afro një milion njerëz, që jetonin në zonat kufitare, janë detyruar të zhvendosen nga banesat e tyre.

27.12.2025. 13:45

Thailanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin të menjëhershëm

Thailanda dhe Kamboxhia kanë rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm në konfliktin kufitar, që ka shkaktuar të paktën 47 viktima. Gjithashtu, në vetëm tre javë konflikt, afro një milion njerëz janë detyruar të zhvendosen nga banesat e tyre.

Në një deklaratë të përbashkët, të publikuar nga pala kamboxhiane, sqarohej se armëpushimi hyn në fuqi në orën 12:00, ora lokale, të 27 dhjetorit 2025, menjëherë pas nënshkrimit të dokumentit nga ministrat e Mbrojtjes të të dy vendeve.

Ky zhvillim vjen pas përplasjeve intensive, që kanë rrezikuar stabilitetin rajonal dhe kanë shkaktuar një krizë humanitare në zonat kufitare mes dy vendeve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)