Një raport i pavarur mbi situatën shëndetësore në Kubë ngre alarmin për përmasa shumë më të rënda të epidemive që lidhen me infeksionin viral ethet e dengës, por edhe me virusin e çikungunjës, të cilat lidhen me pickimin nga mushkonjat.
Sipas dokumentit, numri i të vdekurve mund të arrijë deri në 8.700 persona, duke tejkaluar dukshëm 55 viktimat e konfirmuara zyrtarisht nga Ministria kubane e Shëndetësisë. Të dhënat janë publikuar nga Observatori Kuban i Auditimit të Qytetarëve dhe pasqyron gjendjen e sistemit shëndetësor të ishullit deri në mesin e dhjetorit.
Raporti përshkruan një sistem shëndetësor në kolaps, i përballur me mbingarkesë në spitale dhe mungesë të theksuar të shërbimeve mjekësore. Sipas vlerësimeve, rreth 30% e popullsisë kubane, ose afërsisht 2,9 milionë njerëz, mund të jenë prekur nga këto sëmundje virale të transmetuara nga mushkonjat tropikale.
Numri total i viktimave mund të variojë nga 8.700 deri në 14.500 persona, duke theksuar hendekun e madh mes realitetit në terren dhe statistikave zyrtare.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)