Avioni shpërthen në flakë në Kolumbi, mes viktimave dhe këngëtari i njohur

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti ajror në Kolumbi. Mes viktimave raportohet dhe një këngëtar i njohur.

11.01.2026. 12:03

Avioni shpërthen në flakë në Kolumbi, mes viktimave dhe këngëtari i njohur

Një aksident tragjik ajror iu mori jetën 6 personave që udhëtonin në një avion të vogël në Kolumbinë qendrore.

Aeroplani privat u rrëzua pranë aeroportit Paipa, në veriperëndim të Kolumbisë, kur sapo ishte ngritur nga pista. Ai fluturoi për dhjetëra metra për t’u përplasur dhunshëm në tokë, ku dhe shpërtheu në flakë.

Mes viktimave në këtë aksident ishte dhe këngëtari 34-vjeçar Jason Jimenez, i njohur në Kolumbi por dhe në vende të tjera të Amerikës Latine.

Koloneli Alvaro Bello i agjencisë kolumbiane të aviacionit civil konfirmoi se nga kjo ngjarje nuk ka të mbijetuar, teksa shton se një hetim ka nisur për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit të avionit.

Ngjarja është kapur nga disa kamera amatore dhe më pas është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)