Krimi ngatërron adresë, rrëmbehet 85-vjeçari, policia: Keni marrë të gabuarin

Autoritetet në Sidney të Australisë i bëjnë thirrje një bande prej 3 personash që të lirojnë të moshuarin që kanë marrë rrëmbyer, pasi kanë marrë të gabuarin.

Burimi: TGcom

16.02.2026. 08:57

Krimi ngatërron adresë, rrëmbehet 85-vjeçari, policia: Keni marrë të gabuarin

Policia në Sydney është vënë në alarm, pasi një 85-vjeçar, i identifikuar si Chris Baghsarian, dyshohet se është rrëmbyer gabimisht.

Sipas policisë, tre persona e kanë marrë me forcë të moshuarin nga banesa e tij në zonën North Ryde, duke e futur në një SUV të errët, por objektivi i tyre në fakt ishte dikush tjetër.

Mediat australiane raportojnë se banda synonte një person të lidhur me rrjetin kriminal Alameddine, aktiv në perëndim të qytetit. Vetëm se, siç sqaroi komandanti i policisë Andreë Marks, 85-vjeçari “nuk ka asnjë lidhje me rrjete kriminale” dhe rrëmbyesit “kanë marrë personin e gabuar”.

Baghsarian, i cili në momentin e rrëmbimit ndodhej vetëm në shtëpi, ka nevojë për kujdes të përditshëm mjekësor, çka e bën situatën edhe më shqetësuese për familjen e tij.

Autoritetet u kanë bërë thirrje rrëmbyesve ta lirojnë sa më shpejt, ndërsa kryeministri i shtetit të New South Wales ka apeluar publikisht: “Nuk është vonë për ta mbyllur këtë histori… ju lutem, kthejeni tek familja.”

Një ngjarje serioze, por me një detaj absurd që e bën edhe më të pabesueshme, në këtë rast, edhe krimi duket se ka gabuar adresën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)