“Riparoni tubat e ujësjellësit”, bamirësi anonim i dhuron qytetit 21 kg ar për një mision special

21 kilogramë ar, me vlerë afërsisht 566 milionë jen, ju dorëzuan direkt bashkisë së qytetit të Osakës, me një qëllim specific, riparimin e tubave të vjetër të ujit.

Burimi: TGCOM 24

21.02.2026. 12:06

“Riparoni tubat e ujësjellësit”, bamirësi anonim i dhuron qytetit 21 kg ar për një mision special

Një bamirës i panjohur i ka dhuruar qytetin të Osakës në Japoni 3.1 milionë euro në ar për rinovimin e rrjetit të ujësjellësit të qytetit.

Sipas mediave japoneze 21 kilogramë ar, me vlerë afërsisht 566 milionë jen, ju dorëzuan direkt  bashkisë së qytetit, me një qëllim specific, riparimin e tubave të vjetër të ujit.

Ky gjest vjen në një kohë delikate për infrastrukturën urbane të Japonisë, shumica e së cilës daton dekada më parë. Autoritetet e qytetit kanë konfirmuar se shufrat do të shndërrohen në fonde që do të përdoren për të zëvendësuar tubat më të dëmtuar, për të parandaluar rrjedhjet, prishjet dhe rreziqet e mundshme shëndetësore.

Sistemi i furnizimit me ujë i Osakës, ashtu si ai i shumë qyteteve të mëdha në të gjithë vendin, kërkon riparime të kushtueshme dhe të vazhdueshme, ndaj kryetari i bashkisë e ka vlerësuar dhuruesin anonim maksimalisht për donacionin.

“Ky donacion është thelbësor”, tha kryetari i bashkisë Hideyuki Yokoyama. "Është një shumë absolutisht marramendëse. Riparimi i tubave të vjetër të ujit kërkon një investim të madh. Kështu që mund të them vetëm një falënderim të madh", shtoi ai.

Sipas të dhënave nga Byroja e Ujësjellësit, vitin e kaluar u regjistruan 92 raste të rrjedhjeve të ujit nën sipërfaqen e rrugës dhe puna e zëvendësimit të tubave është vonuar për shkak të kostove që tejkalojnë buxhetin fillestar, prandaj donacioni prej 3.1 milionë euro është i bekuar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)