Një avion transporti C-130 i Forcave Ajrore të Bolivisë, që po transportonte kartëmonedha të sapo-printuara nga Banka Qendrore, është rrëzuar gjatë uljes në aeroportin El Alto, pranë La Pazit. Sipas raportimeve paraprake, avioni ka dalë nga pista, rrëshqiti drejt një rruge me trafik të rënduar dhe ka përplasur disa automjete.
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe rreth 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga aksidenti tragjik. Në vendin e ngjarjes janë shpërndarë tufa me para, të cilat po transportoheshin nga avioni.
Pamjet tregojnë qytetarë që janë afruar për të marrë kartëmonedhat, duke detyruar policinë të përdorë gaz lotsjellës dhe të vendosë forca shtesë sigurie për të shpërndarë turmën. Banka Qendrore e Bolivisë ka bërë të ditur se kartëmonedhat e transportuara nuk kishin hyrë ende në qarkullim dhe për rrjedhojë nuk kanë vlerë ligjore. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rrëzimit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)