Trump: Rritja e çmimit të naftës na sjell fitime, por prioritet është ndalimi i Iranit të ligë 'bërthamor'

Trump e pranoi se SHBA-të si prodhuesi më i madh i naftës në botë do të përfitojnë kur çmimet e energjisë të rriten, por mohoi që ky konflikt të jetë hapur për këtë qëllim.

12.03.2026. 17:37

Trump: Rritja e çmimit të naftës na sjell fitime, por prioritet është ndalimi i Iranit të ligë 'bërthamor'

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump deklaroi përmes një postimi në platformën Truth Social se Shtetet e Bashkuara përfitojnë financiarisht nga rritja e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, por theksoi se prioriteti kryesor i kësaj lufte mbetet ndalimi i Iranit nga sigurimi i armëve bërthamore.

Trump e pranoi se SHBA-të si prodhuesi më i madh i naftës në botë do të përfitojnë kur çmimet e energjisë të rriten, por mohoi që ky konflikt të jetë hapur për këtë qëllim.

“Shtetet e Bashkuara janë padyshim prodhuesi më i madh i naftës në botë, kështu që kur çmimet e naftës rriten, ne fitojmë shumë para. Por ajo për të cilën jam shumë më i interesuar, si president, është ndalimi i një perandorie të keqe, Iranit, nga blerja e armëve bërthamore dhe shkatërrimi i Lindjes së Mesme dhe, në fakt, i të gjithë botës. Unë kurrë nuk do ta lejoj këtë të ndodhë”, shkroi ai.

Trump e përshkroi Iranin si një kërcënim serioz për stabilitetin global, duke paralajmëruar se zotërimi i armëve bërthamore nga Teherani mund të ketë pasoja të rënda për rajonin e Lindjes së Mesme dhe më gjerë.

Më pas shefi i Shtëpisë së Bardhë komentoi edhe pjesëmarrjen e ekipit kombëtar të futbollit të Iranit në Kupën e Botës që zhvillohet në Amerikë.

Ai tha se skuadra është e mirëpritur në turne, por shprehu dyshime nëse është e përshtatshme që ajo të marrë pjesë në rrethanat aktuale, duke përmendur shqetësime për sigurinë.

“Ekipi kombëtar iranian i futbollit është i mirëpritur në Kupën e Botës, por unë vërtet nuk besoj se është e përshtatshme që ata të jenë atje, për jetën dhe sigurinë e tyre. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, u shpreh Trump.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)