Kamioni përplaset me barrierat pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet shoferi
Autoritetet izoluan përkohësisht zonën, gjithashtu konfirmuan se nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
14:25 1 ditë më parë11.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar pas goditjeve ndaj disa objekteve energjetike dhe anijeve, duke krijuar shqetësim të madh për sigurinë në zonë.
Sulmet e vazhdueshme të Iranit kanë shkaktuar një sërë zjarresh në rajonin e Gjirit Persik, sipas raportimeve të BBC. Situata është përshkallëzuar pas goditjeve ndaj disa objekteve energjetike dhe anijeve, duke krijuar shqetësim të madh për sigurinë në zonë.
Në Irak, dy anije cisternë me naftë u përfshinë nga flakët pas një sulmi pranë portit jugor të Basrës. Ndërkohë në Bahrein është raportuar një zjarr i madh, pasi objektiv i sulmeve iraniane u bënë depozitat e naftës dhe karburantit pranë aeroportit ndërkombëtar. Sipas BBC, tymi i dendur ka mbuluar zonën dhe autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të mbajnë dritaret e shtëpive të mbyllura për arsye sigurie.
Situatë e tensionuar raportohet edhe në Oman, ku ekipet e zjarrfikësve vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll një zjarr në depozitat e karburantit, pas sulmit të ndodhur një ditë më parë në portin e Salalah. Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonën e magazinimit të karburanteve.
Si masë paraprake, autoritetet e Omanit kanë urdhëruar evakuimin e anijeve që ndodheshin pranë terminalit të eksportit të naftës. Vendimi është marrë për të shmangur rrezikun e incidenteve të tjera, ndërsa tensionet në rajon vijojnë të mbeten të larta.
Udhëheqësi i ri suprem i Iran, Mojtaba Khamenei, ka paralajmëruar se vendi i tij do të kërkojë “kompensim” për dëmet e shkaktuara nga sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli.
15:01 55 min më parë12.03.2026.
Autori
Varkat vetëvrasëse kanë goditur dy anije cisternë pranë Basrës, në jug të Irakut. Taktika lidhet historikisht me pilotët japonezë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
13:44 2 h më parë12.03.2026.
Autori
Lideri i ri suprem i Irani, Mojtaba Khamenei, thuhet se ndodhet në gjendje kome dhe ka humbur një këmbë pas plagëve të rënda të marra gjatë sulmeve ajrore që goditën kompleksin e familjes së tij në Teheran. Lajmi është raportuar nga burime brenda kryeqytetit iranian, të cilat pretendojnë se kleriku
13:22 2 h më parë12.03.2026.
Autori
Pamje të reja janë publikuar nga media shtetërore e Koresë së Veriut duke shtuar spekulimet se vajza e liderit Kim Jong Un po përgatitet si pasardhëse e tij. Në imazh shfaqet adoleshentja Kim Ju Ae duke qëlluar me pistoletë gjatë një vizite në një fabrikë armësh.
12:25 3 h më parë12.03.2026.
Autori
Duke folur për mundësinë e goditjes së infrastrukturës kritike iraniane, presidenti amerikan paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë të ndërhyjnë shpejt në sektorët jetikë të vendit.
10:56 5 h më parë12.03.2026.
Autori
Sulmet me dronë kanë vazhduar të trazojnë rajonin e Gjirit këtë mëngjes, pasi incidente janë raportuar brenda një ore në Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke rritur më tej tensionet në rajon.
10:22 5 h më parë12.03.2026.
Autori
Ministria e mbrojtjes e Italisë thotë se një raketë goditi një bazë italiane në qytetin e Erbilit, në rajonin gjysmë-autonom kurd të Irakut, gjatë natës, pa shkaktuar viktima.
09:59 5 h më parë12.03.2026.
Autori
Tre vëllezër janë arrestuar në Norvegji në lidhje me një shpërthim jashtë ambasadës amerikane në kryeqytet, Oslo, të dielën.
08:34 7 h më parë12.03.2026.
Autori
Ambasadori iranian në OKB, Amir Saeid Iravani, e quajti rezolutën e Këshillit të Sigurimit që bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve të Teheranit kundër shteteve të Gjirit si të motivuar politikisht.
08:06 7 h më parë12.03.2026.
Autori
Komente (0)