Një shtetas kinez dhe një kenian janë arrestuar dhe vënë në akuzë për trafikim të paligjshëm të specieve të egra, pasi u kapën duke tentuar të nxirrnin nga Kenia mbi 2,000 milingona mbretëreshë.
Shtetasi kinez, Zhang Kequn, u ndalua në aeroportin ndërkombëtar të Nairobit, ku autoritetet zbuluan milingonat të fshehura në bagazhin e tij. Ato ishin vendosur në tuba ose të mbështjella me letra, në mënyrë që të transportoheshin jashtë vendit. Sipas hetimeve, ai i kishte blerë milingonat nga bashkëpunëtori i tij kenian, Charles Mëangi, për rreth 75 euro për çdo 100 copë.
Autoritetet keniane kanë ngritur shqetësimin për rritjen e kërkesës për milingona të tilla në Evropë dhe Azi, ku disa koleksionistë i mbajnë ato si kafshë shtëpiake. Edhe pse nuk është konfirmuar nëse kjo ishte arsyeja e këtij rasti, bagazhi i Zhang kishte si destinacion Kinën.
Të dy të dyshuarit përballen me akuza për tregti të paligjshme dhe komplot për kryerje krimi. Ata kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni që po shkelin ligjin. Ndërkohë, autoritetet po zgjerojnë hetimet dhe priten arrestime të tjera në lidhje me këtë aktivitet të paligjshëm.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)