Lajm i trishtë për adhuruesit e "Ilirëve", ndërron jetë papritur vokalisti Shemi

Ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare Shemsi Krasniqi, vokalisti i grupit “Ilirët”. Shkaqet e ndarjes nga jeta janë ende të paqarta.

22.12.2025. 18:15

Lajm i trishtë për adhuruesit e "Ilirëve", ndërron jetë papritur vokalisti Shemi

"Xhamadani Vija vija" është ndër këngët ikonë të grupit muzikor nga Kosova "Ilirët". Ndarja nga jeta e anëtarit të grupit Shemi ka trishtuar fansat e tij.

Shemsi Krasniqi është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare, siç bëjnë të ditur mediat e Kosovës.

Shkaqet janë ende të paqarta, ndërsa humbja e tij ka lënë boshllëk tek kolegët e adhuruesit që u rritën me këngët e grupit legjendë.

"Ilirët" u formuan si grup muzikor në vitin 1981, dhe po atë vit nxorën dhe albumin e tyre të parë. Pothuajse secila këngë që është interpretuar nga Krasniqi në kuadër të grupit "Ilirët" në njërën formë apo në tjetrën e prekte hallin e shqiptarëve. Kjo veçanërisht gjatë viteve nëntëdhjetë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)