Një burrë që ishte pushuar nga puna për vjedhjen e 1 euro dhe 60 centëve nga një makinetë kafeje në ambientet e kompanisë, ka përfituar si kompensim pagën e 18 muajve.
Gjykata e Breshias në Itali vendosi sot se masa e marrë nga kompania kundër punonjësit të saj me mbi 14 vjet përvojë pune ishte krejtësisht joproporcionale", pasi faji i tij ishte rikuperimi i kusurit të humbur.
Incidenti daton që nga qershori i vitit 2024 , kur burri, gjatë një pushimi pune, nuk arriti të merrte kusurin pasi bleu një kafe. Të nesërmen, kur mbërriti tekniku i mirëmbajtjes, ai i mori monedhat. Incidenti çoi në një grindje me një koleg dhe, më pas, në një raportim te menaxheri i personelit.
I pasigurt pas këtyre debateve, punonjësi i ktheu paratë që mori nga makineta, por pavarësisht kësaj pas dy javësh, kompania urdhëroi shkarkimin e tij nga puna duke pretenduar përvetësim të paligjshëm të fondeve dhe kërcënime të dyshuara ndaj një kolegu.
Por gjykatësi në Breshia i konsideroi këto akuza si të provuara në mënyrë të pamjaftueshme. Konkretisht, akuza për kërcënime u përshkrua si "e përgjithshme", ndërsa një dëshmitar raportoi se punëtori kishte qenë "i pasjellshëm, por jo kërcënues".
Lidhur me përvetësimin e paligjshëm të monedhave, Gjykata vuri në dukje se nuk ishte e mundur të përcaktohej nëse tekniku kishte dhënë pëlqimin apo jo dhe se, në çdo rast, nuk lindën pasoja negative për kompaninë. Ndërsa pranoi ndërprerjen e marrëdhënies së punës, gjyqtari urdhëroi kompaninë t'i paguante punonjësit kompensim të barabartë me 18 muaj pagë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)