Në Venecia ka dalë në shitje “Pallati i mallkuar”. Pas një rikonstruktimi të kujdesshëm, godina me emrin “Ca’ Dario” është nxjerrë sërish në shitje. Pallati historik mbi Kanalin e Madh ofron sipërfaqe prej 1,000 metra katrorë. Ai është i organizuar në 15 sallone, 9 dhoma gjumi dhe 8 tualete, teksa nuk ka ende një çmim fiks, por të gjitha ofertat do të shqyrtohen.
“Ca' Dario” është ndërtuar në vitin 1489 nga Giovanni Dario, ambasadori venecian në oborrin e Sulltan Mehmetit II. Ai cilësohet si një kryevepër arkitekturore që kombinon elegancën e Rilindjes, sharmin venecian dhe rafinimin e përjetshëm. Por, fama e tij e keqe nuk lidhet vetëm me zhurmat e papritura të zinxhirëve, klithmave të rënkimeve apo pëshpërimat dhe fantazmat e vjetra.
Ndërtesa historike në Kanalin e Madh është mbi të gjitha e njohur për fatin tragjik të pronarëve të mëparshëm. Gjithçka nisi nga fundi i shekullit XV, ku mes ngjarjeve fatkeqe janë regjistruar vdekje, vetëvrasje dhe falimentime. Historitë e errëta nisën me Marietta-n, vajzën e ndërtuesit të pallatit Giovanni Dario dhe vazhduan ndër shekuj me njw listw tw gjatë vdekjesh.
Mes personave që kanë pasur fund tragjik janë edhe artistë e figura të njohura si producenti i grupit “The Who”, Christopher “Kit” Lambert dhe sipërmarrësi italian Raul Gardini, i cili u vetëvra në vitin 1993. Në ditët e sotme, “Ca’ Dario” shihet si një “vepër arti dhe simbol i historisë dhe prestigjit venecian”, me fasadën mozaik mbi Canal Grande, një kopsht 170 m² dhe dy porta të mëdha me dalje në ujë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)