I dërgoi 159 mijë mesazhe pas vetëm një takimi, femra në SHBA arrestohet për ngacmim

I kishte bërë kërcënime shqetësuese dhe me gjuhë të dhunshme, si edhe kishte mësyrë në mënyrë të jashtëligjshme në banesën e djalit.

09.02.2026. 15:55

I dërgoi 159 mijë mesazhe pas vetëm një takimi, femra në SHBA arrestohet për ngacmim

Një ngjarje jashtë kufijve të logjikës ka tronditur opinionin në Shtetet e Bashkuara. Një femër e re është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se i ka dërguar 159 mijë mesazhe një djali, vetëm pasi ishin takuar një herë.

Sipas autoriteteve, gjatë periudhës 10-mujore, gruaja e ka bombarduar viktimën me mesazhe. Bëhet fjalë për mesatarisht 530 mesazhe në ditë. Por çështja nuk kufizohet vetëm te numri i jashtëzakonshëm i mesazheve.

Hetimet zbuluan se sjellja e saj kishte kaluar çdo kufi. Ajo i kishte bërë kërcënime shqetësuese dhe me gjuhë të dhunshme, kishte mësyrë në mënyrë të jashtëligjshme në banesën e djalit, ndërkohë që ai nuk ishte në shtëpi dhe kishte shfaqur sjellje të përsëritur posesive.

Të gjithë këta elementë janë cilësuar si ngacmime serioz. Për shkak të këtyre fakteve, autoritetet vendosën arrestimin e femrës, ndërsa ajo po ndiqet penalisht me akuzën e përndjekjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)