Policia e Kosovës bën me dije se ka zbuluar një tjetër arsenal armësh gjatë një kontrolli të zhvilluar në Mitrovicë të Veriut.
Ishin qytetarët ata që njoftuan policinë për sende e dyshimta që u gjetën në një bodrum kolektiv të një ndërtesë në rrugën “Vasilije Ostroshki” në Mitrovicën e Veriut.
Arsenali i armëve përbëhej nga 3 pushkë, municione të ndryshme, krehëra me fishekë, antiplumba, dy xhaketa ushtarake dhe pjesë të tjera armësh.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili udhëzoi inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Deri më tani nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime intensive.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)