Presidentja Osmani pret përfaqësuesen e SHBA, Prattipati, zbardhen diskutimet

Presidentja Osmani takoi të ngarkuarën me punë të SHBA në Kosovë, me të cilën bisedoi rreth vizitës së saj të fundit në Uashington.

Burimi: Kosovapress

26.02.2026. 20:38

Presidentja Osmani pret përfaqësuesen e SHBA, Prattipati, zbardhen diskutimet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në një takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën bisedoi për vizitën e saj të fundit në SHBA dhe takimet me zyrtarë të lartë të administratës amerikane.

Gjatë takimit, Osmani shprehu mirënjohje për ftesën e presidentit amerikan Donald Trump që Kosova të jetë shtet bashkëthemelues i Bordit të Paqes, si dhe për garancat e ofruara lidhur me paqen dhe stabilitetin në rajon. Ajo rikonfirmoi gatishmërinë e Kosovës për të dhënë kontribut të vazhdueshëm në këtë drejtim.

Presidentja foli edhe për takimin me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke theksuar se diskutimet janë fokusuar në thellimin e partneritetit strategjik mes Kosovës dhe SHBA-ve, me theks të veçantë në sigurinë rajonale, diplomacinë, ekonominë dhe mbrojtjen.

Ajo nënvizoi rëndësinë e pranisë ushtarake amerikane dhe të aleatëve në kuadër të NATO, duke e cilësuar anëtarësimin e Kosovës në NATO si objektiv strategjik për paqe afatgjatë.

Në takim u trajtuan edhe zhvillimet e brendshme politike, me theks në përmbylljen e proceseve kushtetuese dhe forcimin institucional. Osmani theksoi gjithashtu përmirësimet në siguri dhe sundim të ligjit në veri të vendit, duke iu referuar raporteve të Policisë së Kosovës për vitin 2025, të cilat tregojnë situatë më të qetë dhe më të sigurt për qytetarët.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)