Kosova dështoi të zgjedhë Presidentin, Haxhiu: Të pezullohen afatet e zgjedhjes së kreut të shtetit

Raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës ka dështuar, dhe kjo për shkak të mungesës së kuorumit. Vetë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se do të kërkojë interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

06.03.2026. 08:06

“Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit. Lidhur me këtë, e kam njoftuar edhe Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu”, tha kryeparlamentarja.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)