Zgjedhja e Presidentit të Kosovës, Gjykata Kushtetuese shqyrton ligjshmërinë e procesit

Gjykata ka bërë të ditur se deputetët kanë mundësinë të dorëzojnë komentet dhe vërejtjet e tyre me shkrim deri më 9 mars 2026, përpara se të merret një vendim final mbi çështjen.

06.03.2026. 20:11

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës, Gjykata Kushtetuese shqyrton ligjshmërinë e procesit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konfirmuar se ka regjistruar kërkesën e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu për të vlerësuar nëse procedura aktuale për zgjedhjen e Presidentit të vendit është në përputhje me Kushtetutën. Kërkesa, e regjistruar me numrin K.068/26 është paraqitur nga Haxhiu bashkë me nëntë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës.

Ata kanë ngritur shqetësime mbi ligjshmërinë dhe rregullat që rregullojnë procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Gjykata ka bërë të ditur se deputetët kanë mundësinë të dorëzojnë komentet dhe vërejtjet e tyre me shkrim deri më 9 mars 2026, përpara se të merret një vendim final mbi çështjen.

Debate ka nisur rreth propozimit për zgjedhjen e Presidentit nga populli, teksa në mungesë të një akordi për zgjidhjen e kreut të shtetit dhe krizave të njëpasnjëshme të muajve të fundit, presidentja në detyrë Vjosa Osmani firmosi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)