Flamuri shqiptar në xhaketë ka sjellë debate të ashpra në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe deputetit Rijad Shaqiri që e mbante atë.
Kreu i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Miskoski e cilësoi një provokim simbolin shqiptar në xhaketën e deputetit të Aleancës për Shqiptarët, teksa e ftoi këtë të fundit që të mbajë flamurin e vendit të tij, që paguan dhe rrogën e tij.
Aspak me tone të larta, Shaqiri u përgjigj duke thënë se ai është krenar që është shqiptar duke zbuluar se flamurin kuqezi ia kishte dhuruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Unë e kam simbolin tim dhe mburrem se jam shqiptar. Këtë ma ka dhënë kryeministri i Shqipërisë, kur të ma jepni ju, do vij në mbledhjen e radhës me të. Unë jam shqiptar dhe me krenari e them”, tha Shaqiri.
Më vonë, nga salla, dikush i dha një flamur maqedonas Shaqirit, i cili e vendosi atë poshtë flamurit të Shqipërisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)