Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan Donald Trump, është fejuar me Bettina Anderson pas një viti lidhjeje. Romanca e tyre filloi vitin e kaluar, menjëherë pas përfundimit të marrëdhënies së Trump Jr. me ish-moderatoren e Fox News, Kimberly Guilfoyle.
Sipas burimeve “Page six”, Don Jr. i ka propozuar Anderson dhe ajo ka pranuar. Ai e ka dhënë lajmin edhe në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti Trump e prezantoi çiftin dhe konfirmoi fejesën: “Ata shkojnë shumë mirë dhe po njoftojnë se do të martohen,” tha Trump.
Donald Trump Jr. ishte i martuar më parë me Vanessa Trump. Ata u martuan në Mar-a-Lago në vitin 2005 dhe kanë pesë fëmijë në moshë nga 18 deri në 9 vjeç. Çifti u divorcua në vitin 2018.
Pas divorcit, Don Jr. filloi një lidhje me Kimberly Guilfoyle, me të cilën u fejuan në vitin 2020, por u ndanë vitin e kaluar, rreth kohës kur Donald Jr. u pa për herë të parë publikisht me Anderson.
Bettina Anderson është vajza e filantropistëve Harry Loy Anderson Jr. dhe Inger Anderson. Çifti është fotografuar duke ecur së bashku në Palm Beach në gushtin e kaluar, duke zbuluar lidhjen.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)