“Mbreti Luan” humb yllin e aktrimit, e masakroi partneri

E përshkruanin si një person plot energji, të dashur dhe shumë të talentuar, e cila kishte ende gjithë jetën përpara.

25.12.2025. 22:36

“Mbreti Luan” humb yllin e aktrimit, e masakroi partneri

Imani Smith, ish-aktore për fëmijë, e njohur kryesisht për rolin e saj në shfaqen muzikore “Mbreti Luan” në Broadway, ka humbur jetën në moshën 25-vjeçare. Ajo u gjet e plagosur rëndë me thikë në banesën ku jetonte në Edison, New Jersey.

Ngjarja ka ndodhur më 21 dhjetor, teksa më pas u shpall e vdekur në spital. Sipas autoriteteve lokale, policia u njoftua dhe ndërhyri menjëherë në vendngjarje. Pas hetimeve, u arrestua partneri i saj, 35-vjeçari Jordan D. Jackson-Small, si i dyshuari kryesor për ngjarjen.

Imani Smith lë pas një djalë trevjeçar, prindërit dhe dy vëllezër më të vegjël. Lajmi ka tronditur familjen, miqtë dhe komunitetin që e njihte dhe e vlerësonte shumë. Halla e saj ka hapur një fushatë në “GoFundMe” për të mbështetur familjen në këtë moment të vështirë. Në mesazhin e saj, ajo e përshkruan Imanin si një person plot energji, të dashur dhe shumë të talentuar, e cila kishte ende gjithë jetën përpara.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)