Pamje nga një dokumentar tregojnë gjendjen e rëndë fizike të Céline Dion, me spazma muskulore të pakontrollueshme, dridhje të fytyrës dhe shpërthime në lot. Skenat e forta kanë zbuluar realitetin tronditës me të cilin ikona e muzikës përballet gjatë përditshmërisë.
Artistja vuan nga sindroma e personit të ngurtë. Bëhet fjalë për një sëmundje neurologjike autoimune shumë të rrallë. Ajo gjendje shkakton spazma të forta dhe jashtëzakonisht të dhimbshme. Kjo sëmundje ka ndikuar ndjeshëm në aftësinë e saj për të kënduar.
Céline Dion e bëri publike diagnozën e saj në vitin 2021. Dokumentari paraqet pa filtra ndikimin real të sëmundjes në jetën personale dhe profesionale të këngëtares së mirënjohur, duke ofruar një dëshmi të rrallë dhe prekëse të betejës së saj shëndetësore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)