Bota e muzikës rock në zi, shuhet një tjetër legjendë

Është shuar në moshën 47 vjeçare legjenda e muzikës rock, Brad Arnold. Lideri i “3 Doors Down” vuante nga një sëmundje e rëndë.

Burimi: BBC

08.02.2026. 08:42

Bota e muzikës rock në zi, shuhet një tjetër legjendë

Brad Arnold, këngëtari kryesor dhe kompozitori i grupit të njohur rock 3 Doors Down, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare pas një beteje me kancerin. Lajmi u konfirmua nga vetë grupi përmes një postimi në rrjetin social X.

“Ai do të na mungojë shumë dhe do të kujtohet përgjithmonë”, thuhet në deklaratën e grupit.

3 Doors Down u bënë të famshëm në fillim të viteve 2000 me hite si Kryptonite, Here Without You, When I’m Gone dhe Loser. Arnold ishte anëtar themelues, vokalist dhe baterist origjinal i grupit, duke luajtur një rol kyç në suksesin e tyre.

Në maj të vitit 2025, Arnold kishte bërë publike se ishte diagnostikuar me karcinomë renale me qeliza të qarta në fazën e katërt, një formë agresive e kancerit të veshkave që ishte përhapur në mushkëri. Pavarësisht sëmundjes, ai ishte shprehur se nuk kishte frikë dhe kishte kërkuar mbështetje përmes lutjeve nga fansat.

Grupi u formua në Misisipi në mesin e viteve 1990. Një tjetër anëtar themelues, Matt Roberts, kishte ndërruar jetë në vitin 2016 në moshën 38-vjeçare.

Brad Arnold njihet edhe si autori i këngës Kryptonite, të cilën e shkroi kur ishte vetëm 15 vjeç. Ai la pas bashkëshorten e tij, Jennifer.

Gjatë karrierës së tyre, 3 Doors Doën fituan tre çmime Billboard Music Awards, ndërsa albumi debutues The Better Life u rendit ndër albumet më të shitura të vitit. Grupi gjithashtu themeloi organizatën bamirëse Better Life Foundation, e cila ndihmon fëmijët në nevojë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)