Paramount ka njoftuar zyrtarisht blerjen e Warner Bros, pas tërheqjes së Netflix nga gara. Platforma e famshme e filmave dhe serialeve hoqi dorë përballë ofertës së rritur të Paramount, duke i dhënë fund një sage negociatash që zgjati pesë muaj.
Marrëveshja është arritur me një ofertë prej 31 dollarësh për aksion për të gjithë kompaninë, duke përfshirë edhe rrjetin CNN. Operacioni është miratuar njëzëri nga bordet drejtuese të të dyja kompanive dhe pritet të përfundojë në tremujorin e tretë të vitit 2026.
Gjithçka rreth finalizimit është në varësi të miratimeve rregullatore dhe votës së aksionarëve të Warner Bros Discovery, e planifikuar për pranverën e vitit 2026. Mega-bashkimi mes Paramount dhe Warner kap vlerën e 110 miliardë dollarëve, duke krijuar një nga kompanitë më të mëdha të medias dhe argëtimit në botë.
Entiteti i ri do të përfshijë marka si CNN, HBO dhe Nickelodeon, si dhe disa nga ekskluzivitetet më të vlefshme të Hollywood-it, përfshirë Harry Potter, Game of Thrones, Mission: Impossible dhe SpongeBob SquarePants. “Përpjekja jonë për të blerë Warner Bros Discovery u udhëhoq nga një objektiv i qartë: të nderojmë trashëgiminë e dy kompanive ikonike, duke përshpejtuar vizionin tonë për një kompani mediatike dhe argëtimi të gjeneratës së re”, deklaroi David Ellison, president dhe administrator i Paramount.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)